Aguero: Me Messin jemi çift i vjetër, ai ankohet...

Lionel Messi dhe Sergio Aguero njihen me njëri-tjetrin që nga mosha 17 vjeçare. Madje, dyshja ndajnë të njëjtën dhomë kur janë në grumbullim me kombëtaren argjentinase.

Në një intervistë për “Santo Sabado”, Aguero ndau disa momentet pikante të miqësisë së tyre, të cilën e cilësoi si ato “Çiftet e vjetra”.

Në intervistën, Aguero me shaka tha se Messit i pëlqen të ankohet: "Unë gjithmonë bie në gjumë me TV të ndezur dhe mëngjesin tjetër ai  gjithmonë ankohet. Atij i pëlqen të jetë i saktë me çdo gjë,” u shpreh Aguero.