Evi Kokalari reagon ndaj medieve të Ramës: E vërteta e intervistës së Steve Bannon në SYRI TV

Intervista e strategut të së djathtës amerikane, Steve Bannon në Çim Peka LIVE në SYRI TV ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik shqiptar. Komentet e tij për Edi Ramën dhe të majtën nuk janë pritur mirë dhe disa prej medieve pranë qeverisë kanë reaguar për intervistën.

Atyre iu është përgjigjur aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

“Lajmet e rrema të të majtës shqiptare. Thjesht për sqarim:

E para - Bannon nuk është njëri pa fuqi politike apo mediatike. Madje, është e kundërta. Të gjithë ata që janë në paraprije të fasadës politike në Amerikë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Bannon.

E dyta - Bannon nuk është akuzuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, siç thotë Shqiptarja.com, por nga "The U.S. Postal Office Inspection Service", që nuk pi ujë fare. Domethënë, demokratët në Amerikë janë munduar që në 2016 të gjejnë çdo arsye për ta ndaluar, arrestuar siç bënë me Roger Stone, Paul Manaforte, General Flynn dhe nuk gjetën asgjë të vlefshme për të mundësuar arrestimin. Arrestimi i Bannon për ata që kuptojnë se cfarë është USPIS, është thjeshtë qesharake, siç qe çdo tentativë kundrejt Donald Trump dhe kushdo që e rrethon atë.

E treta - ardhja e Bannon në Shqipëri nëpërmjet intervistës, nuk ka lidhje as me Metën e as me Berishën. Kjo intervistë u organizua brenda 24 orësh, dhe të vetmit që kemi qenë në kontakt, janë Çim Peka dhe stafi teknik i SYRI.net.

Çdo tentativë për t’i ulur vlerën e asaj që Bannon tha publikisht, dështon vetvetiu,” shkruan ajo.