Viktima e parë në botë nga ri-infektimi me COVID-19

E infektuar për herë të dytë me COVID-19, një grua e moshuar në Holandë raportohet se ka humbur jetën ditën e sotme.

Deri tani ky është rasti i parë në botë që një person i ri-infektuar për herë të dytë me koronavirus humb jetën.

E moshuara 89-vjeçare raportohet se po trajtohej për një lloj kanceri të rrallë, në qelizat e bardha të gjakut.

Sipas mjekëve, 89 vjeçarja u shtrua në departamentin e Urgjencës me shenja të një kolle të rëndë dhe me ethe.

Në momentin që rezultoi pozitiv për koronavirus ajo qëndroi në spital, ndërsa kur simptomat erdhën duke u përmirësuar ajo u rikthye në shtëpi.

Ndërkohë dy muaj më vonë, pasi filloi edhe kimioterapinë, 89-vjeçarja kishte simptoma të tilla si ethe dhe kollë . Në momentin e shtrimit në spital po trajtohej me oksigjen për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Pas testeve të realizuara ajo rezultoi për herë të dytë pozitiv për COVID-19.

“Në ditën e 8 gjendja e saj u përkeqësua dhe dy javë më vonë 89-vjeçarja humb jetën”, theksuan mjekët.

Deri më sot, studiuesit kanë konfirmuar vetëm 23 raste të ri-infektimit, por në të gjitha rastet paraprake pacienti u shërua.

Ndërkohë kërkimet për ri-infektimet janë ende të kufizuara.