Basha: Vjedhjet janë galopante, Rama fshihet si struci pas një lapsusi

Kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha në një reagim të tij në Twitter është shprehur se vjedhjet e Ramës dhe qeverisë së tij janë galopante dhe ekonomia e keqqeverisja është dramë e çdo shqiptari.

Por Rama duket se fshihet pas një lapsusi.

Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari, KM fshihet si struci pas një lapsusi.

Tragjike dhe me pasoja  është të kesh një KM që nuk do ta t'ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën.