Mashtrimet e Ramës, Nishani: Opozita ka vetëm një premtim, do të heqë çdo hajdut, kudo është

Ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas premtimeve të pafundme të Edi Ramës për heqje taksash.

“Pasi sajoi lloj lloj taksash, pasi rriti çdo taksë, pasi i rropi lëkurën shqiptarëve përmes taksave dhe jotaksave, sot pas 7-të vitesh torturimi të shqiptarëve hajnia dhe mashtrimi ordiner premton se do të heqi çdo taksë!”, shkruan Nishani.

“Opozita, sipas ish Presidentit, ka vetëm një premtim paraprak të thjeshtë: Qeverisja e re do të heqi çdo hajdut, kudo është”.

Ja postimi i plotë:

Sot pas 7 vitesh grabitjeje rilindja na premton se ; “do të heqim taksën për atë, do të heqim taksën edhe për këtë, do të heqim dhe këtë taksë, do të heqim çdo taksë, do të jeni pa asnjë taksë,.....”,

Pasi sajoi lloj lloj taksash, pasi rriti çdo taksë, pasi i rropi lëkurën shqiptarëve përmes taksave dhe jotaksave, sot pas 7-të vitesh torturimi të shqiptarëve hajnia dhe mashtrimi ordiner premton se do të heqi çdo taksë!

Opozita ka vetëm një premtim paraprak të thjeshtë :

Qeverisja e re do të heqi çdo hajdut, kudo është.

Do të heqë grabitësin dhe mashtruesin nga zyra kryeministrit !

Do të heqë grabitësit dhe mashtruesit nga zyrat e ministrave !

Do të heqë grabitësit dhe mashtruesit nga zyrat e tatimeve, doganave, hipotekave, universiteteve, spitaleve, tokës, detit dhe ajrit të shqiptarëve.

Pas kësaj, taksat skandaloze dhe rrjepëse bien vetë !

Kaq e thjeshtë është “heqja” si e vërtetë dhe jo mashtrim ordiner !

#TëRingremëShqipërinë