VIDEO/ Kapen 102 kg heroinë në Athinë, edhe shqiptarët të përfshirë
Policia greke ka sekuestruar 102 kilogramë e 685 gramë heroinë.
Droga u kap në një apartament të marrë me qira në afërsi të Stathmo Larisis.
Rezulton se apartamenti ku u gjet lënda narkotike ishte i marrë me qira në datë 24 shtator.
Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 208 pako, e futur në 4 çanta. Ndërkohë vazhdon operacioni i policisë greke.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se në çështje janë të përfshirë dhe shtetas shqiptarë.