'Unë kam dështuar'/ Kim Jong Un përlotet gjatë fjalimit para qytetarëve

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u shfaq duke derdhur lot në fundjavë ndërsa falënderoi qytetarët për sakrificat e tyre.

Megjithëse udhëheqësi i ri ka konsoliduar sundimin e tij mbi kombin e izoluar me spastrime të pamëshirshme, vëzhguesit e Koresë së Veriut thonë se ai gjithashtu ka kërkuar të portretizojë veten si një udhëheqës politik më tradicional sesa babai i tij i çuditshëm, Kim Jong Il.

Duke folur në një paradë ushtarake të shtunën, Kim u bë emocionues ndërsa u bëri homazhe trupave për reagimin e tyre ndaj katastrofave kombëtare dhe parandalimin e një shpërthimi të koronavirusit dhe u kërkoi falje qytetarëve për dështimin, në rritjen e standarteve të jetesës.

"Modestia dhe çiltërsia e Kim, lotët dhe mbytja e tij, ishin të gjitha jashtëzakonisht të pazakonta, madje edhe për dikë që pranon publikisht mangësitë dhe ka një model të vendosur të të qenit ekspresiv," tha Rachel Minyoung Lee, një studiuese e pavarur dhe ish analiste e Koresë së Veriut.

Fjalimi, i cili ishte dizajnuar qartë me kujdes për të bërë jehonë me audiencën vendase, ka të ngjarë të çimentonte imazhin e Kim si një udhëheqës karizmatik kompetent, i cili gjithashtu ka një anë njerëzore, tha ajo.

'ME VJEN KEQ'

Kim - i cili shpërtheu në buzëqeshje kur raketa të reja të mëdha balistike u shfaqën në parade, fajësoi sanksionet ndërkombëtare për vështirësitë e vazhdueshme ekonomike të Koresë së Veriut, krizën e koronavirusit dhe një seri tajfunesh dhe përmbytjesh të dëmshme.

Që nga pasimi i babait të tij në 2011, Kim e ka bërë përparimin ekonomik një gur themeli të axhendës së tij.

Ai dhe Presidenti i SHBA Donald Trump, formuan një marrëdhënie personale të paparë që përfshinte ‘letra me lule’.

Por planet ambicioze për tregtinë ndërkombëtare, projektet e ndërtimit dhe masa të tjera ekonomike kanë ngecur para sanksioneve të vendosura mbi armët e tij bërthamore dhe programet e raketave balistike.

Ekonomia mori një goditje të mëtejshme kur Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj për pothuajse të gjithë trafikun për shkak të pandemisë dhe tajfunët e verës shkaktuan përmbytje që kërcënuan më tej furnizimet e ushqimit.

"Njerëzit tanë më kanë besuar, lart si qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta jetoj gjithnjë në mënyrë të përshtatshme," tha Kim, në një moment ku dukej sikur u mbyt. "Më vjen shumë keq për këtë".

Kim tha se suksesi i vendit në parandalimin e një shpërthimi të koronavirusit dhe kapërcimin e sfidave të tjera ishte një "fitore e madhe e arritur" nga qytetarët.

"Njerëzit tanë kanë qenë gjithmonë mirënjohës ndaj Partisë sonë, por nuk është askush tjetër përveç vetes së tyre, që me siguri meritojnë një mirënjohjeje," tha ai./ Reuters/