Marrëveshja Kosovë-Serbi/ A duhet të kenë frikë shqiptarët? Ja çfarë thotë Bannon
Strategu amerikan, Steve Bannon, komentoi për Çim Peka LIVE edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Çim Peka: Z. Bannon, a duhet të kenë frikë shqiptarët e Kosovës, nga një marrëveshje definitive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e hartuar dhe firmosur në zyrën e presidentit Donald Trump?
Steve Bannon: A duhet të kenë frike nga një marrëveshje: mendoj se presidenti Trump dhe ambasadore Grenell nuk do të bëheshin pjesë të një marrëveshje që nuk do të ishte në interesin e të gjitha palëve.
Kjo është mënyra e sjelljes së presidentit Trump. Të qenit një biznesmen dhe jo politikan. Ishte e qartë në Shtetet e Bashkuara se kjo marrëveshje me të drejtë do të fokusohet në zhvillimin politik, por asnjë nga media kryesore nuk donte të fliste për këtë.
Nëse do të kishin qenë të këqija, nëse do të kishin pasur probleme, mediat do ta kishin groposur presidentin Trump, por ato nuk kanë folur fare për to.
Si me rastin e marrëveshjeve Abrahams në Gjirin Persik në marrëveshjen midis Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit. Çdo gjë që është me përfitim dhe që e bën presidenti Trump, ato nuk flasin.