Ditë me shi? Disa ide si të visheni bukur dhe me stil

Vjeshta sapo ka trokitur dhe bashkë me të edhe ditët me shi, që për një pjesë të mirë të njerëzve nuk janë të preferuarat, përveç rasteve kur rrimë në shtëpi, shohim filma dhe shiun nga dritarja.

Ditët me shi nuk janë të këqija vetëm për flokët, por edhe për veshjen. Sigurisht që kjo do ndikojë edhe tek humori ynë, por që kjo gjë të mos ndodhë, ja disa sugjerime se çfarë të vishni në ditët me shi.

Rrobat prej mushamaje, gome, gëzofi, kapuçët dhe veshjet e papërshkrueshme nga shiu janë disa nga idetë që mund të vishni në një ditë vjeshte me shi. Një këshillë: përqafoni sa më shumë ngjyrat!