Kombëtarja stërvitet në Kazakistan, ja gjendja para sfidës me Lituaninë

Pas barazimit ditën e djeshme ndaj Kazakistanit me rezultatin 0-0, Kombëtarja zbriti sot në qendrën stërvitore të klubit kazak të Kairat, për t’u përgatitur për sfidën e ditës së mërkurë ndaj Lituanisë.

Në këtë seancë të lehtë stërvitore, zbritën në fushën e blertë, lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Kazakistanit.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit, bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme fizike, me përjashtim të Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kaviljes.