Lihet në burg iraniani i arrestuar në Tiranë/ Ja akuzat
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Bijon Poolandrag, iranianin e arrestuar dy ditë më parë në Tiranë.
Ai akuzohet se ka hapur një llogari ‘telegram’ duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj. Me tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për
‘përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, ‘ndërhyrje në të dhënat kompjuterike’, ‘keqpërdorim i pajisjeve’ dhe ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’.