Te infektuar me Covid edukatorja dhe sanitarja, mbyllet kopshti në Berat

Dy raste pozitive me Covid janë konfirmuar këtë të hënë mes pjesëtarëve të stafit të një kopshti në Berat.

Një edukatore dhe një sanitare e kopshtit “10 Korriku”, kanë rezultuar pozitive me Covid duke çuar në mbylljen e institucionit.

Ndër të tjera mësohet se të gjithë fëmijët dhe stafi i kopshtit janë futur në karantinë dhe do ju merret tamponi.