Për herë të parë Elton John tregon se çfarë e prishi miqësinë me Rod Stewart

 Elton John, ylli i muzkës angleze prej kohësh është përfolur për problemet mes tij dhe mikut të tij Rod Stewart.

Por më në fund, Elton John zgjodhi të flasë për këtë temë, shkruan Daily Mail.

“Ai ka kapërcyer një vijë përtej rivalitetit miqësor” tha Elton John, pasi rokeri i Maggie May prishi turneun e tij.

Mendohet se këngëtari do të tregojë më shumë në autobiografinë e tij, ku do të shpjegojë me detaje se si marrëdhënia mes tyre pësoi një krisje të madhe.

Ndërsa një burim i afërt me Elton tha për Daily Mail se “Kritikat e vazhdueshme me gjemba të Rodit për sukseset e tij të fundit, kapërcyen kufirin përtej rivalitetit të tyre të zakonshëm miqësor”.