Njihuni me modelen shqiptare që pozoi për 'Givenchy'
Për modelen nga Prishtina, Sihana Shalaj, duket se është hapur një derë drejt modelingut botëror.
Modelja është zgjedhur nga Givenchy për setet fotografike të koleksionit pranverë-verë 2021.
Qyteti i Parisit u zgjodh për realizimin e këtyre fotove, ku Sihana ishte e veshur me rroba të zeza teksa pozonte me flokët e lagur.
Të shumta ishin komentet nga ndjekësit, ku shumica e inkurajojnë modelen në këtë rrugë që ka nisur.