Disa orë pas atentatit në Shkodër, policia gjen motorçikletën e krimit

Gjendet motorçikleta e cila është përdorur për të kryer atentatin ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj.

Burimet bëjnë me dije se mjeti i përdorur ngjarjen e rëndë është gjetur rreth 500 metra nga vendi ku edhe u krye atentati.

Mjeti është gjetur rreth orës 18:00 të mbrëmjes.

Autori/ët e ka braktisur mjetin ndërkohe që më pas mendohet se është larguar në këmbe.

Policia e Shkodrës po ushtron kontrolle në zonë pasi dyshohet se autori nuk është larguar nga perimetri ku është kryer atentati ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj.