Pas vizitës në Tiranë/ Një anëtar i stafit të Komisionerit të Zgjerimit, me koronavirus

Pas vizitës në Tiranë, Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, ka njoftuar se një anëtar i stafit të tij ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Me anë të një statusi në Twitter, Varhelyi shprehet se ai vetë ndihet mirë, nuk ka simpatoma dhe se do të vetë-izolohet.

“Jam informuar sot se një anëtar i ekipit tim ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.

Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe ekipi im jemi vetë-izoluar në përputhje me  udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndroni të sigurt!”, shkruan Varhelyi. 

Pak ditë më parë, Varhelyi ishte në një vizitë disa orëshe ku takoi, Edi Ramën, kreu e opozitës, Lulzim Basha dhe presidentin, Ilir Meta.