Sekretarja e Apelit me Covid, tamponë e dezinfektim të ambienteve
Një nga rastet me Covid të ditës së sotme të raportuara nga ministria e Shëndetësisë në Gjirokastër, është sekretarja e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër.
Ajo ka rezultuar pozitive për koronavirusin.
Ndërkohe nga DSHP janë marrë 7 tamponë nga kontaktet që ka pasur sekretarja.
Gjatë ditës së hënë pritet që të bëhet edhe dezinfektimi i ambienteve të gjykatës dhe pezullimi i punës në këtë gjykatë.
Deri më tani, raste aktive me koronavirus në Gjirokastër janë 57.