Trump nuk përbën më rrezik për transmetimin e Covid

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk përbën më rrezik për transmetimin e Covid-19 tek personat e tjerë, deklaroi mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Pas largimit të tij nga spitali kishte pasur shqetësime se ai mund të ishte ende ngjitës pas qëndrimit të tij tre-ditor në spital. Sidoqoftë, në deklaratë nuk thuhej nëse Trump kishte rezultuar negativ për Covid-19.

Ai do të përballet me kundërshtarin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në më pak se një muaj, në 3 nëntor.