Nuk është i pari sulm ndaj kompleksit luksoz, burime: Pati të shtëna me armë edhe një javë më parë

Burime për Fax News dhe Faxweb.al bëjnë me dije se kompleksi luksoz “Adorions Palace” është qëlluar dhe një javë më parë në të njëjtin vend. Kompleksi është i mbyllur prej kohësh, ndërsa të afërmit e Eugert Lazaj janë në Gjermani. Ndërkohë, aty qëndron vetëm një roje që punon për mirëmbajtje.

Edhe javën e kaluar u qëllua në orën 03:30 të natës, ndërsa ditën e sotme u qëllua në 04:05. Policia njoftoi se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se pronari i kompleksit, Eugert Lazaj kreu vetëvrasje në vilën e tij para disa javësh me armën që u përdor në masakrën e Bllokut.

Pikërisht kjo armë, është kërkuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, menjëherë pas masakrës, në lulishten rreth Piramidës dhe në Lanë, por nuk është arritur te gjendet.