Mirabelli: Inter dhe Atalanta? Jo, anti-Juventus-i është…

Massimo Mirabelli, ish-drejtori sportiv i Milan-it, ka folur për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Bakayoko është një blerje fantastike sepse përveçse është i fortë, do t’i japë mundësinë Gattuso-s që ta rreshtojë skuadrën me skemën 4-2-3-1”, ka thënë Mirabelli.

“Bakayoko të jep mundësin që të rreshtosh një mesfushë me dy lojtarë dhe mund ta mbaj praktikisht i vetëm. Gjëja e rëndësishme ka qenë që janë mbajtur më të mirët, si Koulibaly”.

“E përsëris, për mua është skuadra anti-Juventus për titullin. Është e vërtetë se janë edhe Inter-i me Atalanta-n, por Napoli duhet të besojë te titulli sepse është një skuadër e fortë dhe e kompletuar”./ telesport