VIDEO/ Kapen mbi 50 sirianë në një fshat të Korçës, ja ku ishin fshehur

Gjatë orëve të mbrëmjes janë kapur mbi 50 sirianë në nje mjet te tonazhit të rëndë në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg.

Dyshohet për rreth 60 siriane të cilët ishin fshehur në një limorkion e një kamioni, ku mes sirianëve ka gra e fëmijë, sipas burimeve për SyriTv dhe Syri.net.

Policia i ka ndaluar në afërsi të fshatit Leminot dhe ka arrestuar drejtuesin e kamionit.

Në aksion kanë qënë forcat Shqiponja, policia e Kufirit, policia Rrugore dhe ajo Kriminale.

Më shumë se 40  forca policie ishin në aksion.