‘Do më keni përballë gjithmonë’/ Meta: Palaço, ordinerë e të pa atdhe

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur edhe njëherë ashpër kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropali, të cilët i quan shakaxhinjtë e integrimit.

Meta u kujton se ai nuk bën aktrime me historinë e kombit dhe se shtëpia ku ka lindur ka pritur me dhjetëra partizanë dhe se në themelet e kësaj shtëpie është sot gjaku i tyre.

REAGIMI

‘O shakaxhinjtë e integrimit!

Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!

As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!

Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.

O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.

Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.

Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!

Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!’