A është kjo arsyeja e sulmeve të Ramës nga Asambleja e PS?

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot papara Asamblesë së PS, duke sulmuar në një pjesë të gjatë opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

Një fjalim që më shumë kishte në shënjestër politikën dhe si gjithmonë ishte bosh sa u përket arritjeve të tetë viteve në pushtet.

Por pse po e sulmon Rama kaq shumë opozitën?

Shifrat në sondazhe e tregojnë shumë keq. Rrjedhja e votave është evidente dhe partisë po i largohen edhe ata të majtë që kishte pranë.

Jo më kot, opozita po merret me ekonominë dhe Ilir Meta e ka goditur te simbolika e së majtës.

Vetë Rama u ndje disa herë keq nga fakti se si i majtë ka përkrahur vetëm një grusht njerëzish.

Integrimi ka dalë nga shinat dhe ekonomia është në humnerë. Sulmet e tij ishin një mënyrë për të devijuar debatin nga gjërat thelbësore, për të cilat kanë nevojë qytetarët.

Ishte një nisje fushate e acaruar, me mllef, me energji negative dhe me dëshpërim.

Mbi të gjitha ishte shfaqje e një njeriu në një parti që dikur edhe debatonte, por ku demokracia ka vdekur. Tani ishte vetëm show. Çfarë katandisje për një parti të madhe.