FOTO/ Katy Perry mahnit me format trupore pas lindjes

Rreth një muaj më parë, çifti i njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze.

Së fundmi, Katy ka publikuar disa foto në Instagram, duket në super formë vetëm pak javë pas lindjes.

Ajo shihet e veshur një kostum bardh e zi të dizajnuar nga stilisti Siriano, i cili përfshinte edhe një pelerinë dhe një kapele.

Gjatë intervistave, Katy është shprehur se për momentin është një nënë me kohë të plotë.

Dy ditë më parë, Orlando Bloom i ftuar në emisionin e “Ellen Shoë”, foli për jetën e re me Katy-n dhe vogëlushen e tyre, Daisy Dove.

Gjithashtu, ylli i “Lord of the Rings” ka treguar se vajza se ka tiparet e të dyve.

“Kur ajo lindi, unë mendova “Oh, është kopja ime”, por fatmirësisht, ajo ka marrë ngjyrën e syve të Katy-t, që janë perfekte, dhe mund të them se duket edhe pak si mami im. Dua të di se kujt do ti ngjajë më vonë”.

Kujtojmë se, Orlando Bloom ka qënë i martuar më parë me modelen Miranda Kerr dhe së bashku, kanë një djalë 9 vjeçar.

Ndërsa Katy, ka pasur një martesë 2 vjeçare me aktorin, Russell Brand./K.H/Syri.net/