VIDEO/ Kopshtari nga Kalifornia rrezikon të bjerë nga 30 m lartësi teksa krasit palmën

Në San Bernadino të Kalifornisë, një kopshtar rrezikoi jetën e tij, teksa u ngjit në majë të një palme për ta krasitur atë.

Në momentin që kopshtari preu degët e palmës të cilat ishin dëmtuar nga erërat e forta , ajo humbi ekuilibrin dhe filloi të lëkundej majtas-djathtas.

Bëhet fjalë për një palmë rreth 30 m të lartë.

Fatmirësisht, kopshtari arriti të mbahej dhe tu rezistojë lëkundjeve të palmës, të cilat mund të kishin rezultuar fatale për kopshtarin.

Pamjet u filmuan nga qytetarët dhe po bëjnë xhiron e botës.