Zgjedhjet në SHBA: Trump gati të kthehet në ngjarjet publike, deklaron mjeku i tij

Presidenti i SHBA Donald Trump ka përfunduar kurën e tij të trajtimit për Covid-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë, është shprehur mjeku i tij.

Dr Sean Conley tha se Presidenti ishte përgjigjur "jashtëzakonisht mirë" ndaj mjekimit.

Vetë z.Trump është shprehur ai do të testohet dhe sot dhe shpreson që të mbajë një tubim gjatë fundvajës.

Presidenti më herët bëri të ditur se është tërhequr nga debati televiz të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden.

Ai u shpreh se ‘nuk do të humbiste kohën e tij me një debat virtual pasi organizatorët thanë se ky debat do të duhej të zhvillohet në distancë, pasi z.Trump ishte pozitiv me COVID-19.