Sherr me thika, plagoset një person në qendër të qytetit

Një person raportohet se është plagosur në mbrëmje në qytetin e Korçës.

Dy persona mësohet se janë goditur me thika me njëri-tjetrin në lagjen e Radanecit, për motive të dobëta.

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur, i dëmtuar në kofshë, jashtë rrezikut për jetën

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.