Detajet e reja/ Dy të rinjtë u ekzekutuan 250 m larg parcelës së hashashit, ja si u gjetën trupat

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, ku ditën e sotme u gjetën të pajetë trupat e dy kushërinjve që ishin zhdukur që prej datës 3 tetor.

Sipas raportimeve më të fundit trupat janë gjetur nga efektivëve të policisë gjatë kërkimit në zonën e pyllëzuar të Rrencit.

Trupat janë gjendur 250 metra larg parcelës së kanabisit.

Mendohet se Daniel Pepaj u ka kërkuar Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj që të shkonin te parcela e kanabisit që të sqaroheshin, pasi sherrit që kishte ndodhur midis tyre. Pikërisht aty, Daniel Pepaj, mendohet se i ka ekzekutuar dy të rinjtë dhe ka fshehur trupat e tyre.

Burime mediatike thonë gjithashtu se trupat nuk ishin mbuluar, por ishin qëlluar në distancë të afërt me automatic, vetëm pak metra larg njëri-tjetrit.