Rëndohet situata/ Rekord rastesh të reja, 169 të infektuar dhe 4 të vdekur

Rekord rastesh të reja me koronavirus ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, sot janë regjistrua 169 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 100 të shëruar, 169 raste të reja dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,  një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezha një 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 169

Të shëruar ne 24 orë              100

Humbje jete në 24 orë                        4

Testime ditore                                    971

Testime totale                         95811

Raste pozitive              14899

Raste të shëruara       9215

Raste Aktive                 5273

Humbje jete                    411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     2717

Durrës      570

Shkodër    398

Lezhë        264

Korçë          268

Elbasan       221

Fier               237

Vlorë           191

Kukës        146

Berat    128

Dibër   78

Gjirokastër   55