Kushërinjtë u ekzekutuan me armë dhe u mbuluan me shkurre

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Malësinë e Madhe.

Prej disa ditësh ata ishin të zhdukur, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur pasditen e sotme në vendin e njohur me emrin Rrenc, pranë fshatit Vrith.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt janë gjetur të mbuluar me shkurre në zonën malore të fshatit në zonën e Rencit.

Nga këqyrja paraprake rezultojnë se janë ekzekutuar nga armë zjarri.

Për këtë krim është shpallur në kërkim Danjel Pepaj, i cili mësohet se edhe ai është i plagosur pasi më herët ishte dhunuar nga dy kushërinjtë Çutaj dhe Pepaj.