17 raste të reja me covid-19 në Elbasan, një polic dhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit
17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Elbasan. Në mesin e të infektuarve është dhe një punonjës i skuadrës Shqiponja në Policinë e Elbasanit.
Gjithashtu mësohet se pozitiv ka rezultuar dhe ish-kreu i Komitetit Olimpik, Hysen Domi, njëherësh pedagog në Universitetin Aleksandër Xhuvani.
Ai ka qenë më parë edhe kryetar i Bashkisë së Elbasanit.
Ndërkohë, Covid-19 ka prekur dhe shkollën 9-vjeçare në njësinë administrative Bradashesh, në fshatin Katund i Ri, ku pozitiv ka rezultuar drejtoresha e shkollës.