Angli/ COVID-19 ka vrarë më shumë se gripi në 6 muajt e parë të 2020-ës

Nga janari deri në gusht 2020, COVID-19 ka shkaktuar tre herë më shumë vdekje në Britani sesa pneumonia dhe gripi së bashku.

Kjo është çertifikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare ( ONS) duke treguar se në Angli dhe Uells kishte 48.168 vdekje për shkak të COVID-19, 13.619 nga pneumonia dhe 394 nga gripi.

Të dhënat-  Që nga viti 1959, domethënë kur filluan të dhënat mujore të vdekjes nga ONS,numri i të vdekurëve për shkak të gripit dhe pneumonisë në tëtë muaj e parë të çdo viti ka qënë më i ulët se numri i vdekjeve nga COVID të regjistruara deri më tani në 2020’ është shprehur Sarah Caul shefe e analizës së vdekshmërisë në ONS.

Shtëpitë e të moshuarëve të cilët janë prekur veçanërisht nga pandemia, shkalla e vdekjeve për shkak të koronavirusit ka qënë pothuajse dyfishi i jetëve të humbura nga gripi dhe pneumonia.

Shkalla e vdekjeve nga Covid është gjithashtu "dukshëm më e lartë" se nivelet e gripit dhe pneumonisë si për këtë vit ashtu edhe për mesataren pesë-vjeçare.