Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës, prangosen disa persona

Tri jave pas vrasjes se Bujar Çelës në një kafe në Bradashesh, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arritur të zbardhin ngjarjen.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për Euronews Albania se në pranga janë vënë disa persona. 

Detajet e operacionit pritet të bëhen me dije në orët në vijim, ndërsa muajt e fundit në Elbasan janë zbardhur edhe 2 vrasje të tjera ajo e Regnis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, duke vënë në pranga ekzekutorët dhe porositësin e vrasjeve.

61-vjeçari Bujar Çela dyshohet se u vra për shkak të konflikteve të vëllait të tij Talo Çela, i cili është personi më i kërkuar në Shqipëri dhe për “kokën” e tij policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen.