Gjysma e popullsisë së Nagorni-Karabakut largohet prej luftimeve

Përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanase kanë zhvendosur gjysmën e popullsisë së rajonit të shkëputur Nago-Karabak, sipas Ombudsmanit të të drejtave të njeriut, ndërsa ndërmjetësit ndërkombëtarë ishin vendosur të mbanin takimin e tyre të parë në Gjenevë.

Presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi t'i jepej fund një "tragjedie të madhe" në një intervistë me televizionin shtetëror të mërkurën, ndërsa sulme të reja ndodhën në qytetin kryesor të Karabakut, Stepanakert. "Edhe nëse konflikti i gjatë për rajonin e separatistëve etnikë armenë nuk mund të zgjidhet, një armëpushim duhet të bihet dakord "sa më shpejt të jetë e mundur", tha Putini.

Disa orë më vonë Azerbajxhani tha se Ministri i saj i Jashtëm, Jeyhun Bayramov, do të vizitojë Gjenevën të enjten dhe do të takohet me udhëheqësit e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në grupin e Minsk, i cili kryesohet bashkërisht nga diplomatë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara .

Luftimet në një nga konfliktet më të zgjatura që rezultuan nga rënia e Bashkimit Sovjetik shpërthyen përsëri në 27 shtator, me Azerbajxhanin që këmbëngul se rajoni duhet të kthehet në kontrollin e tij.