Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

Moti ditën e enjte parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Gradualisht prej orëve të mesditës nisin pakësime të vranësirave dhe kthjellimet.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të 24 orëshit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale. Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës                             

Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.             

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 20°C

zonat e ulëta 11°C deri në 28°C

zonat bregdetare 13°C deri në 27°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!