Indi/ 16-vjeçarja përdhunohet dhe mbetet shtatzënë: Babai dhe i vëllai e vrasin atë nga turpi

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Indi ku një vajzë 16-vjeçare është përdhunuar dhe më pas ka mbetur shtatzënë, por që u vra nga babai dhe vëllai i saj me argumentin se ka “turpëruar” familjen.

Ngjarja ka ndodhur me datë 23 shtator në fshatin Shahjahanpur në Indinë veriore, atëherë kur 16-vjeçarja u shpall e zhdukur.

Mësohet se disa ditë më vonë, policia gjeti në një lumë trupin e vajzës me kokë të prerë. Kur policia mori në pyetje babanë e viktimës, ai e pranoi autorësinë e vrasjes.

Sipas ngjarjes të publikuar në gazetën Times of India, 16-vjeçarja disa muaj më parë mbeti shtatzënë me një të afërm të saj. Ai dyshohet se e përdhunoi atë.

Ajo fillimisht e fshehu shtatzëninë, por më pas u detyrua të rrëfejë ngjarjen. Në atë moment, babai në bashkëpunim me djalin, vëllain e vajzës, kanë filluar ta rrahin atë dhe më pas kanë vendosur ta vrasin.

Në artikullin e publikuar tregohet se sapo vajza të ndërronte jetë, ata do t’i prisnin kokën dhe do t’ia hidhnin trupin në lumë.

Babai tregoi se e kreu vrasjen për shkak se ajo kishte mbetur shtatzënë”, i thanë burimet policore gazetës indiane.