SHBA/ Trump kundër të gjithëve: Biden është i çmendur, media amerikane është e korruptuar

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump me të dalë nga spitali ka filluar t’i sulmojë të gjithë në Twitter.

Fillimisht e ka nisur me rivalin e tij, Joe Biden që e etiketoi si “të çmendur” dhe më pas ka akuzuar si të korruptuara mediat amerikane.

Ende i izoluar në Shtëpinë e Bardhë për shkak të koronavirusit, presidenti amerikan ka vazhduar të publikojë mendimet e tij në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në Twitter, për të parën herë sulmoi Biden, duke deklaruar: Ai ka qenë një njeri i çmendur për vite me radhë dhe të gjithë janë në dijeni të një fakti të tillë.

Por jo vetëm kaq. Ai deklaroi se kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve ka një “IQ shumë të ulët”.

Mirëpo, Trump nuk u ndal vetëm tek Biden, vëmendja e tij më pas u zhvendos te kandidatja për zv/presidente Kamala Harris, duke shkruar për të se ajo është shumë më e majtë dhe më e çmendur se Bernie Sanders .

Më pas presidenti Trump ka sulmuar mediat amerikane, duke i konsideruar ato si të korruptuara, njësoj si sistemi amerikan i votimit, i cili udhëhiqet nga demokratët.

Shikoni se çfarë po ndodh me fletet e rreme të votimit, të zhdukura dhe të paligjshme në të gjithë vendin”, shkruan Trump.

Dhe në fund fare, Trump postoi një mesazh kundër demokratëve, sipas të cilit ata gati sa nuk realizuan një grusht shteti, duke shkatërruar pothuajse SHBA-të.

Ju keni pasur Presidentin e duhur, në kohën e duhur. Tani që do votoni për zgjedhjen e tij, mos e harroni këtë”, shkruajti Trump.