Mjekja pediatre rezulton me Covid, mbyllet qendra shëndetësore

Një qendër shëndetësore në Sarandë është mbyllur ditën e sotme dhe shkak është bërë një rast me Covid.

Pozitive mësohet se ka rezultuar mjekja pediatre e Qendrës Shëndetësore në spitalin e Sarandës. Për rrjedhojë është bërë karantinimi i familjes së mjekes njëherësh edhe i infermiereve të kësaj qendre dhe dezinfektimi i zonës së Qendrës.

Ndërkohë që ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve.