Pamje tronditëse, makinat përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën në Pogradec

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në aksin kombëtar  Pogradec-Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Lin.

Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara në terren, përplasja ka qenë e fortë

Paraprakisht mesohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën,ndërsa momentalisht është nisur drejt vendgjarjes një ambulancë.