EMRI/ Shkarkohet prefekti i Elbasanit, emërohet i riu

Shkarkohet nga detyra perfekti i Elbasanit, Maksim Malaj.

Në vend të tij është emëruar Klevis Xhoxhi, i cili ka qenë drejtori i Kadastrës në Elbasan.

Maksim Malaj, më herët ka mbajtur postin e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë të kryeministrit, Edi Rama.

Ai u rikthye të tetor të 2019 në postin e prefektit të këtij Qarku.

Në Janar të 2019, i la vendin si Prefekt i Elbasanit, Gledian Llatjas, i cili u prezantua nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Por më pas Llatja u tërhoq nga posti pasi kandidoi dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë së Elbasanit në votimet e 30 qershorit.