Përleshje me thika në Tiranë mes refugjatëve

Një përleshje me thika ka ndodhur mes refugjateve në Tiranë.

Për pasojë, një 17-vjeçar maroken është plagosur, ndërsa autori palestinez 21-vjeçar që po është arrestuar nga policia.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin ‘Bajram Curri’, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken)’, bën me dije policia.