Kapet shqiptari me drogë e armë në makinë, policia kishte…

Policia greke arrestoi një të ri me origjinë nga Shqipëria, i cili ishte duke transportuar 30 kilogram lëndë narkotike të tipit kanabis sativa.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë kontrollit, krahas drogës atij iu kap edhe një pistoletë pa leje e tipit “Zastava” dhe 7 fishekë.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Igumenicës, ndërsa raportohet se droga ishte ndarë në 14 pako dhe e vendosur në dy çanta të mëdha, shkruan abcneës.al.

Policia i sekuestroi edhe dy telefonë, me anë të së cilëve mund të bëhet e mundur identifikimi i personave që do të merrnin lëndën narkotike.