FOTO/ Zgjedhjet ne PD e Devollit, Bardhi: Padurim për largimin e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndodhet në Devoll duke ndjekur procesin zgjedhor brenda partisë për të zgjedhur emrat e kandidatëve të ardhshëm të demokratëve.

‘Pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Padurim për largimin e Ramës’, shkruan Bardhi në Facebook.

‘I impresionuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e anëtarëve të Partisë në Devoll.

Padurimi për largimin e Edi Ramës me ekipin më të mirë të përfaqësimit të PD ndjehet kudo. Fitore’, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në shënimin e tij të shkurtër në Facebook.