VIDEO+FOTO/ Kosova niset për në Maqedoni, tifozët krijojnë atmosferë fantastike

Kosova do të luajë ndeshjen e jetës ditën e nesërme, teksa do të përballen me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Teodor Proeski” të Shkupit, duke filluar nga ora 20:45.

“Dardanët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi kjo do ju jepte mundësinë për të vazhduar më tej në Ligën e Kombeve, ku do të kishin edhe një ndeshje tjetër për të luftuar dhe të kualifikoheshin në Europian.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes së nesërme, tifozët nuk mund të rrinin pa mbështetur skuadrën e Kosovës, ndonëse nuk do lejohen në stadium.

Një numër i madh tifozësh janë grumbulluar në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për të pritur skuadrën.

Sapo këta të fundit kanë mbërritur, ata i kanë ndalur dhe kanë nisur të këndojnë në kor për t’i dhënë zemër skuadrës.

Një moment shumë i veçantë ky, teksa edhe lojtarët kanë dalë nga autobusi për t’u bashkuar me tifozët.