Kejvina Kthella mahnitëse me fustan nusërie, por ndjekësit i nxjerrin zbuluar fotoshopin

Kejvina Kthella, është një nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Së fundmi, bukuroshja ka realizuar një fotosesion e veshur me fustan nusërie.

Ish-velina dukej mahnitëse me fustanin e bardhë, që i vinte në pah gjoksin e saj bombastik.

Por ndjekësit kanë vënë re një detaj në dorën e saj dhe e akuzuan për fotoshop. Në një prej fotove Kejvina Kthellës i mungon tatuazhi në krahun e saj.

“Diku me tato në krah, dhe diku jo, si.”- i komentoi ndjekësja.

“Uaaaaaaa hahahah unë se kisha vënë re ”- iu kthye Kejvina Kthella.

Ndërsa ndjekësja shtoi: “Ma mori mendja ”