Një ese fotografike/ Çfarë ju mungoi më shumë fëmijëve italianë gjatë izolimit?

Italia ishte vendi i parë në Evropë që u mbyll për shkak të pandemisë.

Ky vend po vazhdon një hapje gradule, ku duket sikur jeta po i kthehet normalitetit dhe pse situata pandemike shënoi më shumë se 36,000 vdekje deri tani.

Ndërkohë që të gjithë repektuan izolimin për muaj me radhë, duke lënë pas shumë angazhime në jetë, as fëmijët nuk bënë përjashtim.

Të shkëputur nga shkolla, të distancuar  nga miqtë, të larguar nga sportet dhe hobet e tyre, ishin dhe fëmijët ata që ‘paguan një faturë’ të gjithë situatës pandemike në të gjithë botën.

Ky fakt, me sa duket e ka tërhequr fotografin Italian Lorenzo Pesce i cili vendosi ta prekë nga afër këtë periudhë të jetës së tyre, duke i pyetur nxënësit e klasave të pesta: Çfarë ju mungoi më shumë gjatë izolimit? 

Në këtë ese fotografike, ata japin tre përgjigje secili dhe pozojnë me veshjet dhe aksesorët që ju munguan gjatë peridhës që kaluan në shtëpi.

Enrico, u largua nga miqtë e tij, shkolla dhe pishina. Carlotta humbi shkollën, futbollin dhe detin.

Gregorio, u largua nga miqtë, shkolla dhe fusha e tenisit.  Francesca humbi festën e ditëlindjes, gjimnastikën artistike dhe udhëtimet.

Jacopo-s, i munguan daljet me miqtë e tij, deti dhe roli i portierit. Anastasia humbi kohën me shokët e saj të klasës, xhirot me biçikletë dhe darkat jashtë shtëpie.

Lorenzo-s i mungoi berberi, basketbolli dhe miqtë e tij. Elena Sofia humbi udhëtimet, volejbollin dhe kohën me shokët e saj të klasës.

Darko-s i mungoi  futbolli,  kinemaja dhe gjumi. Angelica humbi festën e ditëlindjes, gjimnastikën artistike dhe lojërat me miqtë e saj.

Daniele, humbi  kinemanë, basketbollin dhe mësuesit e tij. Adës i mungoi macja e saj, gjimnastika dhe vajtja në shkollë.

Giuseppe-s i munguan festat,  basketbolli dhe loja me topa letre gjatë minutave të pushimit në shkollë. Greta humbi kohën me të afërmit e saj në Prato, shkollën dhe gjimnastikën.

Catalin, u largua nga patinazhi me miqtë e tij, noti dhe shkolla. Matilde humbi momentet në kinema, piceri dhe shkollë.

Su Nee, u largua nga noti, kisha dhe shkolla. Anna-s i mungoi gjimnastika, kalërimi dhe shokët e saj të klasës

Michel, u largua nga  miqtë e tij, basketbolli dhe McDonald's. Gaia humbi fundjavat në shtëpinë e gjyshes së saj në fshat, kohën me miqtë dhe gjimnastikën e saj.

Leonardo-s i munguan miqtë e tij, futbolli dhe vajtja në shkollë.  Anna humbi vizitat tek gjyshen e saj, futbollin dhe momentet në shkollë

Mario-s i mungoi shkolla, basketbolli dhe udhëtimet te Burger King. Irene humbi skenën, udhëtimet dhe momentet argëtuese me miqtë