OBSH jep një lajm të mirë/ Shkencëtarët tregojnë sa orë qëndron koronavirusi në lëkurë

Covid-19 mund të mbijetojë deri në 9 orë në lëkurën e një njeriu. Ky është përfundimi që kanë dalë një ekip studiuesish nga Kioto në Japoni, pas një eksperimenti laboratorik.

Studiuesit nga Universiteti i Kiotos janë shprehur se ky informacion mund të ndihmojë në zhvillimin e mënyrave për të parandaluar transmetimin e virusit përmes kontaktit, ndërsa tregon se sa e rëndësishme është larja e duarve.

Ekspertët studiuam edhe virusin e gripit A, që njihet edhe si gripi sezonal, i cili mund të qëndrojë në lëkurë për gati 2 orë. 

“Këto rezultate tregojnë se SARS-CoV-2 ka një qëndrueshmëri dukshëm më të lartë në lëkurën e njeriut sesa gripi sezonal”, kanë thënë autorët.

Ndërkohë, më në fund Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell një lajm të mirë përsa i përket luftës përballë pandemisë së koronavirusit.

“Kemi shumë shpresa për brenda këtij viti të kemi një vaksinë kundër koronavirusit”, kjo ishte deklarata e kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në fund të një takimi të komitetit ekzekutiv të organizatës që zgjati për dy ditë.

Aktualisht, në të gjithë botën janë duke u zhvilluar 40 vaksina të ndryshme, përfshirë këtu dhe atë të universitetit të Oksfordit që ndodhet në faza testimi më të avancuara.