Joe Biden : Asnjë debat nëse Trump është ende i infektuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i infektuar me koronavirus, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë të martën se ka në plan të marrë pjesë në debatin e dytë me rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

"Unë mezi e pres debatin mbrëmjen e së enjtes më 15 tetor në Miami. Do të jetë i mrekullueshëm!" tha presidenti në Tëitter.

Ndërsa kandidati demokrat Joe Biden ka thënë se debati i dytë televiziv nuk do të zhvillohet nëse Presidenti Donald Trump është ende i infektuar.

‘Unë mendoj se nëse ai është ende i infektuar me COVID-19, ne nuk duhet të kemi një debat’ tha Biden të martën.

"Mendoj se do të duhet të ndjekim udhëzime shumë të rrepta. Shumë njerëz janë infektuar dhe është një problem shumë serioz."

Debati është planifikuar për në 15 Tetor në Miami, Florida.

Trump doli pozitiv të enjten 1 tetor, por nuk është e qartë kur ai u infektua ose filloi të ndihej keq.

Sipas udhëzimeve të shëndetit publik amerikan, Trump duhet të qëndrojë në izolim deri në 10 ditë pasi simptomat të shfaqen për herë të parë.