10 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkato, kryeson Chelsea

Roman Abramovich hap kasafortën. Manjati rus ka vendosur që në këtë merkato verore të afrojë lojtarë të shumtë te Chelsea, duke shpenzuar më shumë se skuadrat e tjera.Chelsea ka shpenzuar në total 247.2 milionë euro.

Një avantazh i madh nga klubi i vendit të dytë, Manchester City (të dhënat e Transfermarkt) me 156.8 milionë euro të shpënzuara. Në vendin e  tretë është Barcelona me 124 milionë euro: 60 milionë për Pjanic, pastaj 31 milionë euro për Trincao dhe 21 milionë euro për Dest.

Juventusi është i katërti, por për sa i përket Barcelonës, për t’u theksuar është marrëveshja dhe vlerësimi i Pjanic dhe Arthur. Për Chiesa dhe McKennie, vetëm paratë e shpenzuara llogariten menjëherë, dhe jo bonuest e ardhshme ( nga 10 milionë për secilin).

10 skuadrat që kanë shpenzuar më shumë në merkato

1) Chelsea 247.2 milionë euro

2) Manchester City 156.8 milionë euro

3) Barcelona 124 milionë euro

4) Juventus 110.2 milionë euro

5) Leeds United 105.2 milionë euro

6) Benfica 98.5 milionë euro

7) Tottenham 98.4 milionë euro

8) Inter 97 milionë euro

9) Atletico Madrid 90 milionë euro

10) Arsenal 86 milionë euro