E rëndë në Pogradec/ Po rregullonte antenën, vdes 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme qytetin e Pogradecit.

Mësohet se një 41-vjeçar ka rënë nga kati i 5 i banesës së tij në mënyrë aksidentale, teksa po rregullonte antenën e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit të Pogradecit, ndërsa trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit.